Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore Shkencore u krijua dhe filloi me punë më datë 10 qershor 2021. Në përputhje me Ligjin për Arsim të Lartë dhe të gjitha akteve pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore është regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 82, të datës 08.05.2018), Këshilli Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore formohet për shkak të sigurimit, vlerësimit, zhvillimit dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore është organ i pavarur profesional me seli në Shkup. Këshilli Kombëtar ka: vulë, xhiro llogari të posaçme, ndërsa mjetet për punë sigurohen në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Kombëtar punon dhe vendos në seancat. Në bazë të nenit 43 paragrafi (2) alinea (14) të Ligjit për Arsimin e Lartë "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 82/18), Këshilli Kombëtar në seancën e mbajtur më 8 korrik 2021, solli Rregullore të Punës.

 

 

Për mandatin e Presidentit të Këshillit Kombëtar periudha korrik 2023-qershor 2025 zgjedhur është Prof. Dr. Gordana Lazetic, MD 

Vizioni i Këshillit Kombëtar: Arsimi i lartë i avancuar dhe me cilësi të lartë dhe veprimtarinë intensive kërkimore-shkencore për të cilin sigurohen mjetet të mjaftueshme financiare nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërkombëtar si mjet për identifikimin dhe pranimin e praktikave të mira me qëllim përafrimin e gjuhës maqedonase në sistemin europian për arsimin e lartë.

Misioni i Këshillit Kombëtar: Përkushtuar, në mënyrë profesionale dhe në kohë realizimin e kompetencave ligjore të përcaktuara, përmes komunikimit intensiv me faktorët përkatës në vend, me participim  dhe kontribut të kuadrit mësimor të studentëve, me përfshirjen e ekspertëve të jashtëm nga vendi dhe jashtë vendit, me qëllim rrumbullaksimin e kornizës strategjike dhe normative që do të mundësojë realizimin e vizionit në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Lupka Nedelkovska

e-mail: ljupka.dimitrovska@mon.gov.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. “Shën. Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore © 2022. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.